Meta takohet me Ambasadorin e ri të Austrisë në Shqipëri

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka pritur në një takim Ambasadorin e ri të Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler. Z. Meta theksoi se Kuvendi, duke marrë në konsideratë ekspertizën dhe eksperiencën e kompanive austriake, mbështet rritjen e investimeve austriake në vend. Ndërsa ambasadori i Austrisë, nga ana e tij, u shpreh se mbeten ende shumë potenciale ekonomike, tregtare e kulturore që duhen shfrytëzuar, aktivitete për të cilat Ambasada do të punojë fort në bashkëpunim me aktorët qeveritare dhe jo-qeveritarë të Shqipërisë. Kryeparlamentari Meta shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe vlerësoi mbështetjen austriake në avancimin e të gjitha reformave .

Advertisement