Meta: Konsensusi është një arritje historike

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Partisë Demokratike. Duke e cilësuar konsensusin si një arritje historike, Meta i shpreh mirënjohjen Komisionerit të BE për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johannes Hahn. “Përshëndes vendimin e Partisë Demokratike. Konsensusi është një arritje historike. Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen për Komisionerin e BE për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johannes Hahn. Miratimi i Reformës në Drejtësi është një sukses dhe një arritje për të gjithë shqiptarët”, vlerësoi Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta

Advertisement