Messi “kampion” edhe në Instagram, fotoja e yllit argjentinas thyen rekord në pak orë!

Postimi i parafundit i Lionel Messit në Instagram është bërë më i pëlqyeri sa i përket postimeve të personaliteteve nga fusha e sportit.

Në më pak se 24 orë, fotot e tij me KUpën e Botës kanë mbledhur 44,877,578 pëlqime.

Advertisement

Me këto shifra, kampioni agjentinas “kërcënon” të thyejë rekordin e postimit më të pëlqyer në historinë e Instagramit në përgjithësi!

Numri magjik është 56,210,159 pëlqime që mori një foto me një… vezë në fillim të 2019-ës!

“Rekordi botëror i vezëve”, siç është titulli i faqes që ka postuar këtë foto, siç shpjegojnë krijuesit e saj në postimin e tyre “është bërë për të thyer rekordin e më shumë pëlqimeve në Instagram që Kylie Jenner ka me 18 milionë”.

Kështu veza e famshme mori tre herë më shumë pëlqime se modelja e njohur, por Lionel Messi është nisur për të pushtuar edhe këtë majë.