Messi do të bëhet baba për herë të dytë

Lionel Messi do të bëhet baba për herë të dytë.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë ylli argjentinas përmes Instagramit.
Numri 10 i Barçës ka postuar një foto, ku djali i tij Thiago puth barkun e fryrë të së ëmës, Antonella Roccuzzo, ndërsa poshtë ka shkruar fjalët: “Mezi po presim që të vish në këtë botë. Të duam shumë. Thiago, mami dhe babi”.
Ndërkohë, gazeta argjentinase ‘Clarin’ ka raportuar se fëmija është djalë, ndërsa çifti ka vendosur ta quajë Benjamin.
Për herë të parë, Messi u bë baba në nëntor të vitit 2012, kur erdhi në jetë djali Thiago.

Advertisement