Leo Messi është bërë baba për herë të dytë.
Gjatë kësaj të premteje, e fejuara e yllit argjentinas të Barcelonës, Antonella Rocuzzo, ka sjellë në jetë të voglin e dytë të lojtarit më të mirë në botë, përmes një operacioni cezarian.
Njoftimi në fakt nuk ka ardhur as nga bashkëshortja e Messit dhe as nga ky vetë. Ka qenë pikërisht vëllai i madh i cili e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Twitter, Matias Messi.
Argjentinas, 4 herë fitues i “Topit të Artë”, ka anashkaluar stërvitjen e së premtes për të asistuar në krah të bashkëshortes gjatë lindjes së fëmijës së dytë. Por, prania e tij kundër Atletico Madridit nuk është aspak në dyshim.