Meshkujt që kanë bërë ndërhyrje kirurgjikale

Në ditët e sotme shumë yje përfliten për ndryshimet e tyre, ose më saktë, për mos ndryshimin e tyre edhe pse vitet kalojnë. Fansat shpesh herë ia atribuojnë këtë rini ose bukuri të përhershme, operacioneve plastike.
Por sot, ka edhe nga ata vip-a që nuk kanë frikë të pranojnë ndërhyrjet që kanë kryer.
Ja cilët janë disa prej tyre, madje meshkuj.

Josh Hutcherson
Në 2012 Josh Hutcherson ka kryer një operacion në hundë për të rregulluar një devijim kanalesh, gjë që e konfirmoi edhe zëdhënësi i tij por edhe vetë Josh-i.

Advertisement

Christian Bale
Para se të luante rolin e Patrick Bateman në filmin “American Psycho”, Christian Bale ka rregulluar dhëmbët. Ai ka treguar për “The Guardian” se i pëlqente se si i kishte dhëmbët para ndërhyrjes por se kishte më shumë rëndësi roli që duhet të luante. “Patrick i jepte shumë rëndësi paraqitjes, ishte një narcizist i vërtetë. Kur pashë veten në pasqyrë, nuk mu duk vetja si ai. Ndaj u detyrova të vija implante. Më pëlqenin dhëmbët e mi, por jo aq shumë sa të hiqja dorë nga ky rol”, ka thënë ai.

Mickey Rourke
Në vitet ’90 Mickey Rourke merrej me boks, cka i prishi fytyrën. Në 2009-ën, Rourke tregoi për “Daily Mail” se kishte bërë disa operacione në fytyrë. Madje ai tha se punët e para “nuk i kishte bërë tek mjeku i duhur”. Rourke ka treguar se ka kryer pesë operacione në hundë dhe një në faqe.

Enrique Iglesias
Enrique ka hequr nishanin e tij të famshëm në 2003-shin.

Gene Simmons
Në 2006-ën, Gene Simmons dhe e shoqja, Shannon, shkruan në Twitter se kishin bërë lifting të fytyrës.

Simon Cowell
Simon Cowell ka treguar se ka bërë botox. “Shpresoj se dukem mirë tani. Para disa vitesh e ekzagjerova pak me botoxin dhe kjo dukej qartë.”

Steven Tyler
Steven Tyler ka pranuar se i është dashur të kryejë operacione pasi u rrëzua në dush në 2011-ën. Ai ka treguar se atëherë i është dashur të shkojë në spital, ku i qepën syrin, i bënë një operacion të vogël plastik si dhe i rregulluan një dhëmb me implant.

Sylvester Stallone
Për arsye mjekësore, Stallone ka bërë liftin në njërën anë të fytyrës.