Pronarët e Top Channel janë marrë në pyetje pas sulmit me armë zjarri ndaj godinës së televizionit, që i mori jetën rojes së sigurisë Pal Kola.
Ata janë pyetur nëse kanë pasur kërcënime apo konflikte kohët e fudit, por janë shprehur se nuk kanë marrë asnjë kërcënim dhe nuk kanë asnjë të dyshuar për ngjarjen e rëndë.
Hetimet për sulmin ndaj Top Channel janë fokusuar në disa pista. Policia ende nuk ka përcaktuar nëse sulmi ka patur si shënjestër rojen që mbeti i vrarë apo televizionin. Rreth dy orë pas ngjarjes, policia ndaloi në Vlorë ish-dhëndrin e Pal Kokës, por u la sot sërish i lirë.
Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi dje në një emision televiziv se pronaret e Top Channel, kishin marrë kërcënime dhe se prej kohësh lëviznin me eskortë.
Pak muaj më parë familja Hoxha fituan në gjykatë pronësinë mbi televizionin, ndërsa vetëm disa ditë më parë në mediat online u publikuan dokumente ku pretendohet se Top Channel ishte shitur gjatë kohës së gjyqit në një parajsë fiskale.