Hueyda El Saied u largua para disa ditësh nga Shqipëria pasi bëri publike ndarjen e saj nga nga bashkëshorti për shkak të tradhTe gjithtisë.

Këtë mëngjes ajo është zgjuar shumë nostalgjike duke kujtuar ata që për të “nuk jetojnë” më. Huyeda po ashtu na ka premtuar se viti 2018 do të jetë viti i saj dhe do të na surprizojë.

Advertisement

“Është ora 7 e mëngjesit e ndërsa pres me padurim të dëgjoj zërin më me jetë për mua në këtë botë i cili si çdo mëngjes do të më thotë : «Mami eja, u zgjova unë.», por prej disa minutash nuk rresht së kujtuari ata që më kanë «tradhëtuar» (me të dashurën «Zonjën Vdekje»). Dhimbja është aq e madhe sa mund të qaj tërë mëngjesin e drekën bashkë, por zëri melodioz i Gabrielit të sapo zgjuar me dikton që do të bëja më mirë t’i kushtoja vëmendje atyre që kisha ende prane… Ata që adhuroj, që i dua, familjes sime, miqëve (familja që unë kam zgjedhur të kem), ata që vërtet nuk i shoh çdo ditë, por që e dimë sa shumë e duam njëri-tjetrin… Jeta është shumë delikate, koha vrapon dhe çdo minutë është shumë i vyer, ndaj dua ta jetoj kohën e mbetur plot dashuri. Dua t’ju dua ashtu siç e ndjej që më duan aktualisht…
Mezi po pres që të mbaroj 2017-ta. 2018 do te jetë viti im, e di”,- shkruan Hueyda El Saied në profilin e saj në facebook këtë mëngjes.