Melania Trump shfaqet në publik pas operacionit në veshka (Foto)

Të gjithë ishin shqetësuar për “zhdukjen” e Melania Trump, por Zonja e Parë është shfaqur sërish në publik pas një mungese prej 25 ditësh.

Melania qëndroi larg kamerave pas një ndërhyrje kirurgjikale në veshka. Ajo ka qenë së bashku me presidentin Donald Trump në një event në Shtëpinë e Bardhë në nderim të familjeve të të rënëve në luftë.

Advertisement

“Këtë mbrëmje @Potus (profili zyrtar i presidentit) dhe unë jemi të nderuar që po kujtojmë heronjtë tanë të rënë në luftë”, – ka shkruar Melania në “Twitter”.