Meksikë – Përhapja e shtresës së naftës mund të bllokojë anijet

Sipas vlerësimeve të tyre, ajo paraqet rrezikshmëri pasi mund të bllokojë edhe linjat më të rëndësishme të anijeve në rajon, duke nisur që nga java e ardhshme, e kryesisht duke penguar transportin e naftës. Kjo paraqet rrezik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila importon naftë duke kaluar pikërisht përmes Gjirit të Meksikës. Për këtë arsye, por edhe për të shmangur ndotjen mjedisore nga e cila kërcënohet, SHBA po vazhdojnë përpjekjet për pengimin e përhapjes së shtresës së naftës në bregdetin jugor dhe po bëhet ç’është e mundur që të luftohet penetrimi i shtresës së naftës në terren. Ndërkohë, raportohet se shtresa e naftës në Gjirin e Meksikës ka arritur deri në bregdetin e Luisianës, ku është shpallur edhe gjendja e jashtëzakonshme.

Advertisement