Sipas autoriteteve amerikane operacioni është pozitiv, por është ende herët të flitet për sukses. Pak orë para nisjes së operacionit ka qenë vetë presidenti amerikan Barack Obama që deklaroi se projekti në fjalë nuk ka garanci për sukses. “Bëhet fjalë për një operacion shumë të gjerë, në të cilin gabimet janë të mundshme. Shpresojmë për mirë, por jemi përgatitur për më të keqen”, deklaroi Obama.

Advertisement