Meksikë – Mbërrin uragani “Alex”

Mijëra persona janë evakuar nga zonat e ulëta përpara se stuhija të arrinte në kategorinë numër dy. Erërat e forta pritet të godasin edhe jugun e Teksasit, ku është shpallur tashmë gjëndja e jashtëzakonshme. Stuhia ka penguar edhe pastrimin e Gjirit të Meksikës nga nafta e derdhur pasi për shkak të detit të trazuar varkat që ndodheshin në det janë shoqëruar në breg nga roja bregdetare amerikane. Dallgët e larta dhe erërat e forta të gjeneruara nga uragani kanë shtyrë gjithashtu naftën në plazhet e Luizianës.

Advertisement