Meksikë – Calderon kërkon ndihmat e premtuara

Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë pritet të paraqesin një plan të përbashkët kundër gripit A, ndërsa për çështjet e tjera kanë ende mosmarrëveshje. Ndërkohë që Presidenti meksikan, Felipe Kalderon, i ka kërkuar Presidentit Obama se Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë me shpejtësi për t’i dërguar Meksikës 1,4 miliardë dollarë në ndihmat e premtuara për të luftuar krimin e organizuar. Ringjallja ekonomike në tri vendet është një tjetër çështje që pritet të diskutohet nga Obama e krerët e Amerikës së Veriut.

Advertisement