Meksikë – 30 të vdekur nga përleshjet mes bandave

Pak km larg kufirit amerikan 30 vetë kanë gjetur vdekjen në një zonë rurale që ndodhet afër shtetit të Arizonas. Bëhet fjalë për një nga zonat më të nxehta pasi bandat synojnë të kontrollojnë trafikun e klandestinëve për në SHBA dhe tregun e drogës. Kjo është një tjetër vrasje masive në Meksikë ku kohët e fundit shpesh herë dhjetra njerëz janë bërë shënjestra të mafies.

Advertisement