Megan Fox shtatzënë për herë të tretë (FOTO)

Megan Fox është vënë re me një bark më të rrumbullakët se zakonisht, teksa është shfaqur në CinemaCon në Las Vegas. Sipas UsWeekly, 29-vjeçarja është shtatëzënë dhe po pret fëmijën e saj të tretë.
Bukuroshja lajmëroi ndarjen nga bashkëshorti i saj Brian Austin Green në gusht të 2015, pasi kishin 6 muaj që nuk jetonin më bashkë por për arsye dokumentacioni divorci i tyre nuk është ende zyrtar.
Megan dhe Brian kanë dy fëmijë bashkë, djemtë Noah 4 vjeç dhe Bodhi, 2 vjeç.
Megjithatë, ata të dy janë parë së fundmi bashkë në fillim të marsit në një restorant pranë studiove në Kaliforni.

Advertisement