Kreu i Partisë Republikane ka reaguar pas akuzave të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri se shoferi i tij ishte i përfshirë në atentatin e Tom Doshit si ndërmjetës i porositësit dhe i ekzekutuesit.
Mediu ka thënë në një deklaratë publike se akuzat e Tahirit ishin të sajuara dhe të pabaza sepse Fatjon Skëndei nuk ka asnjë lidhje me të.
“Fatjon Skënderi ka qenë shofer i Partisë Republikane në vitet 1991-1993 dhe në atë kohë kreu i PR ishte Sabri Godo. Unë jam futur në PR në vitin 1992 dhe nuk kam asnjë lidhje me Skënderin pasi që prej largimit të tij nuk kemi patur më kontakte,”- tha Mediu.
Ndërkohë ai ngriti pikëpyetje se përse qeveria dhe Ministri i Brendshëm nuk kanë reaguar për këtë ngjarje që para 6 muajsh por kujtohen të reagojnë në dy ditët e fundit.