Media ndikim një javor te publiku

Kërkuesit e Universitetit të Kalifornisë nën koordinimin e Dominick L. Frosch kanë monitoruar për 129 javë me radhë, në periudhën 2005 – 2007 pazaret e bëra nga njerëzit në një supermarket gjigand në Los Angelos. Pas publikimit të lajmeve mbi dëmin që shkaktojnë vajrat e hidrogjenuar nëpër ushqime, u vu re një ulje e konsiderueshme e blerjeve të produkteve të pasur me këtë përbërës. Kjo situatë zgjaste për rreth një javë e më pas shitjet ktheheshin si më parë. “Lajmet janë shumë të rëndësishme për publikun dhe mund të ndihmojnë në marrjen e vendimeve të duhura mbi shëndetin. Por studimi ynë tregoi se informacioni i servirur publikut nuk mjafton për të bërë ndryshime në stilin e tyre të jetesës”,- ka thënë Frosch.

Advertisement