Vajza 16-vjeçare e Paul Walker, Meadow ka kujtuar ditëlindjen e 42-të të të atit, duke ndarë një foto të tyre në llogarinë Instagram.
“Duke reflektuar mbi babain tim munda të reflektoj edhe mbi pasionet e tij. Ai ka patur pafundësisht pasione, për shpëtimin e kafshëve, për të ndihmuar njerëzit, si dhe për të lënë një emër të mirë në këtë tokë”, shkruan ajo në Instagram.
Më tej Meadow thotë se dëshira për të hapur Fondacionin Paul Walker, vjen pasi ajo kërkon të ndajë me botën një pjesë të tij në mënyrë që kujtimi i Walker të mbetet gjithnjë në jetë. Ky fondacion ka si qëllim të ndihmojë njerëzit në nevojë, duke përfshirë një ndër pasionet e aktorit.
“Jam krenare që kam çelur këtë fondacion pikërisht në ditëlindjen e tij dhe nuk besoj se do kishte mënyrë më të mirë për të festuar këtë ditë”- përfundon vajza.