Më pëlqen kur vuaj…

Aktorja që luan në filmin ONE DAY përkrah Jim Sturgess pranon se është fanse e madhe e filmave që shkaktojnë emocione të forta tek shikuesit. “Më pëlqejnë sfidat e zemrës. Më pëlqen kur duket sikur zemra shkulet nga vendi. Ajo çka më pëlqen nga romanca është se sa më të veçantë e specifikë të jenë personazhet aq më të lezetshme janë historitë”. Anne luan Emma-n në ONE DAY dhe mendon se ky film është antidot i komedive romantike klasike. “Nuk dua të hedh poshtë komeditë romantike tradicionale, pasi mund të jenë shumë argëtues. Por sa herë mund të shohësh njerëzit që padashje derdhin kafen tek dikush e pas 3 javësh janë partner dhe duan të jenë bashkë tërë jetën? Dhe pastaj në fund të filmit dikush është duke vrapuar nëpër fusha?”,- ka thënë Anne. Filmi ONE DAY ka në qendër dy njerëz që kanë kaluar një natë së bashku dhe më pas tregohen në çdo ditë që pason në jetët e tyre. Anne n’a bëri vërtetë kuriozë dhe ne me zorr po presim të shohim komedinë romantike ONE DAY. Për të krijuar një ide mbi filmin mund të shihni më poshtë trailerin zyrtar të tij.


 

Advertisement