Më ofroi të pija drogë

Saturday, December 13, 2025

Për filmin BLACK SWAN i ka kërkuar dy protagonisteve Mila Kuins dhe Natalie Portman të dobësoheshin të paktën 10 kg, duke ndjekur një dietë vërtetë strikte, ndërkohë që për filmin WOLVERINE ka kërkuar që Hugh Jackman të shtonte masën muskulore duke ngrënë 600 kalori në ditë. Natalie Portman ka rrëfyer së fundmi për revistën THE CINEMA SHOW (version vetëm për iPad) se kërkesat e regjizorit nuk limitoheshin vetëm tek shëndoshja apo dobësimi. Me sa duket Aronofsky i ka propozuar Natalie-s që të pinte ekstazi për të hyrë më mirë në personazhin e balerinës konfuze e të torturuar. “Një rol si ai i mjelmës së zezë ka nevojë për një impenjim dhe besim të plotë, por në një pikë të caktuar mendova se dhimbjet dhe vështirësitë do të më vrisnin. Darren provoi të më bindte të merrja ekstazi për të hyrë më mirë në rol, por unë refuzova. I thashë se mund të përdorja imagjinatën time dhe aktrimin pa qenë nevoja të konsumoja drogëra. Në sheshxhirim ishte krijuar një bashkëpunim shumë i fortë mendor mes nesh, ndaj nëse Afronofsky thoshte një fjalë e kuptoja menjëherë se çfarë po imagjinonte”,- ka thënë Natalie Portman.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -