Më ndihmoni!

Tuesday, December 16, 2025

Artistja ka identifikuar David Cocordan si një person të frikshëm duke i kërkuar gjykatës t’a gjykojë. Mesazhe të çuditshme, dhurata poshtë shtëpisë, letra dhe prezencë brenda në shtëpi, janë vetëm disa nga arsyet që gjatë katër viteve kanë trembur Lohan, e cila ka ndarë frikën e saj me fansat në Twitter. “Ky është personi që më ka kërcënuar se do të më vrasë. Ka arritur të futet në shtëpinë time. Jam vërtet e frikësuar! Më qëndroni afër!”,- ka shkruar në Twitter-in e saj. Kështu Lilo i ka bërë publike kërcënimet dhe një foto të njeriut që e ka persekutuar. Ankuar tek autoritetet, gjyqtari ka lëshuar një urdhër kundër David Cocordan duke e qetësuar yllin. Hetimet janë duke u zhvilluar për të hedhur dritë mbi këtë çështje. Nga hulumtimi fillestar duket se ai vuan nga skizofrenia. Është një periudhë shumë e vështirë për Lindsay: vjedhja e fundit e një gjerdani me vlerë 2,500$ nga një dyqan bizhuterish në Los Anxhelos, e cila i kushtoi katër muaj burg dhe 480 orë shërbim në komunitet, nuk kanë shërbyer për t’a larguar nga problemet. Është vërtetë në rrezik apo kjo është një mënyrë për të larguar vëmendjen nga episodet e pakëndshme dhe për të përmirësuar imazhin e saj?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -