Nga Anglia mbërrin një modë e re e të bërit fotografi. Quhet “plumbking” dhe konsiston në bërjen e fotove në pozat më të çuditshme dhe absurde, ose më mirë brenda një wc-je. Fotot kanë pushtuar facebook-un: ka nga ata që s’e kanë fare problem të vënë kokën në banjë, ose ka dhe nga ata që përdorin ndonjë copë për të mos pasur kontakt. Nuk e dimë, por njerëzit po bëhen gjithnjë e më të çuditshëm. Të shohim se cila do të jetë çmenduria e radhës në web.



