Më kërkoi divorcin me SMS

Katy Perry ka rëfyer se Russell Brand i dërgoi një SMS ku i bënte me dije se kërkonte divorcin. Këngëtarja ka pohuar se ish-bashkëshorti i saj ishte “magjik” kur u takuan 4 vite më parë, por nuk ishte kështu 14 muaj më vonë kur erdhi mesazhi. “Russell është shumë i zgjuar dhe isha e dashuruar kur u martova me të. Le të themi se nuk kam dëgjuar më prej tij që kur më dërgoi mesazhin më 31 Dhjetor 2011 dhe më lajmëroi se po divorcohej nga unë. Në fillim kur e takova ai donte dikë të barabartë dhe në fakt mendoj se burrat e fortë këtë duan, por më pas kur bëhen të barabartë nuk dinë të trajtojnë këtë situatë barazie”,- ka thënë Perry gjatë një interviste për botimin e muajit korrik të VOGUE.
Pas ndarjes me Brand artistja pati një lidhje me muzikantin John Mayer, me të cilin mendon se kishin më tepër një lidhje rastësore tërheqjeje: ”Isha çmendurisht e dashuruar me të. Jam ende e dashuruar çmendurisht me të. Gjith ç’mund të them për atë lidhje është AI ka një mendje të bukur dhe një shpirt të trazuar. Më duhet të zbuloj përse tërhiqem nga këta zogj të thyer”. Në fillim të muajit dy këngëtarët janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, por nuk dihet nëse janë rilidhur apo nëse do të rilidhen ndonjëherë…

Advertisement