Këngëtarja është parë duke u puthur me balerinin në Nëw York të martën e kaluar. Një i pranishëm në lokal ka thënë: “Ata erdhën bashkë për dore dhe u drejtuan në një zonë private. Madonna ka kërcyer për nja një orë e më pas filloi të merrej me partnerin. Pastaj u zhvendosën në Sullivan Room e vazhduan të kërcenin me njëri-tjetrin e të përqafoheshin e putheshin gjatë gjithë natës”. Në faqen e internetit X17Online një burim ka thënë: ”Ata kanë dalë bashkë që prej disa muajsh, por e kanë mbajtur të fshëhtë. Madonna nuk donte që historia të bëhej publike përpara se të kuptonte nëse gjërat funksiononin me Brahimin. Me sa duket gjërat kanë shkuar mirë ndaj ka vendosur të dalë publikisht”.