Me Gucci e Louis Vuitton, urrejtje ndaj priftit

Një prift rus i “dashuruar” pas luksit, pasi ka bërë shpenzime marramendëse në blerjen e këpucëve dhe çantave të markave “Gucci” dhe “Louis Vuitton”, ka ngjallur urrejtje në masë, me qytetarët që kanë shpërthyer duke e cilësuar si mëkatar. Arkipevshki Vyacheslav Baskakov, nga qyteti i Tverit shkaktoi zemërim pasi i ka postuar sendet luksoze në Instagram. Në listën e artikujve luksozë që prifti ka, përfshihen këpucë, pantofla, valixhe dhe pajisje të tjera. “Ky është kleri që kemi”, ka qenë titulli i një postimi në uebsajtin popullor rus, Pikabu, që ka shkaktuar një valë zemërimi, ku shumë thonë se njeriu që mburret me jetesën e tij të shtrenjtë nuk mund të jetë një udhërrëfyes shpirtëror.

Advertisement