Me foto nga fëmijëria dhe fjalë zemre, Capital T s’mund t’ju ftonte më bukur sot në “Time Capsule”

Dielli po ndrin që tani për mega-koncertin “Time Capsule” që më në fund, do të mbahet sot në orën 19:19 në sheshin Nënë Tereza.

Sigurisht, më shumë se fansat besnikë dhe të pranishmit e tjerë, i emocionuar sot është reperi Capital T, që pas 10 vitesh karrierë, këtë e ka koncertin e jetës së tij.

Advertisement

Emocionet e pastra dhe energjinë e mirë, Kapo e ka tejçuar nëpërmjet Instagramit teksa ka postuar 2 foto nga fëmijëria dhe disa fjalë zemre përbri.

Ne mezi po presim Kapo! Ëndrrat bëhen realitet, jemi të lumtur që ëndrrën tënde po përjetojmë edhe ne të gjithë.

/News31.al