Mbyllet numërimi në Bashkinë Klos, fitues kandidati i djathtë

Në përfundim të numërimit të votave në Bashkinë Klos fitues u shpall kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, Basir Çupa, me rreth një mijë vota më shumë se kandidatja e koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Valbona Kola.

Kandidati i djathtë fitoi 5.127 vota kundrejt 4.097 votave të siguruara nga kandidatja Kola. I kthyer në përqindje rezultati i votimit është 55,58% për Çupën, 44.42 për qind për Kolën.

Advertisement