”Mbreti i vetëm i jetës time” djali i Elton Dedës qenka rritur aq shumë sa duket si shok me të atin

Ai është pa diskutim një nga ata ARTISTË, nuk gabojmë aspak nëse e shkruajmë me shkronja të mëdha shtypi, TË VËRTETË që i ka dhënë aq shumë jo vetëm skenës, herë të festivaleve e club-eve ku vazhdon të performojë, por gjithë atyre shqiptarëve që janë rritur me muzikën  e tij. E dini pse? Sepse mosketieri Elton Deda arrin të bëjë t’i gjitha: shkruan tekste, kompozon, këndon, luan në piano, madje edhe duke përdorur gishtat e këmbës. Mirëpo nëse për jetën e tij artistike dimë pothuajse çdo gjë, atë personale Eltoni ka vendosur ta mbajë larg kamerave dhe medieve të shkruara, sidomos kur bëhet fjalë për të birin adoleshent.

Elton Deda është baba? Po, dhe siç i është përgjigjur Aurela Gaçes, Fjordi është rritur aq shumë sa e fut në rrënjë katrore të atin. Për të gjithë ju që nuk e dinit këngëtari i njohur i muzikës rock ka një djalë nga ish-martesa me Jola Manin, vajzën e çiftit të njohur Pirro dhe Pavlina Manit, e cila jeton prej vitesh në SHBA.

Advertisement

Elton nuk e ka ekspozuar më parë të birin në rrjete sociale, por tani që është rritur dhe i kalojnë pushimet bashkë, lejohen disa përjashtime. Së fundmi ata kanë qenë në Paris, ku edhe kanë vizituar Muzeun e Luvrit. “Me mbretin,” shkruan Deda në foton ku pozon me të birin, “Jo me atë mbrapa,” shton në kllapa duke iu referuar pikturës së Luigjit të XIV. Mirë që duken si shokë, por Fjordi ia paska këputur kokën babi Tonit.

/Living/