Ditët e fundit Alban Skënderaj po punon fort për realizmin e koncertit “Hapsira e një ëndrre” në Pallatin e Kongreseve, i cili do të mbahet në tre net rrjeshtë në datat 2, 3, 4 mars.
Mesa duket gjatë provave ai nuk është kurrë vetëm, pasi pranë tij qëndron gjithnjë partnerja, këngëtarja Miriam Cani.
Ajo ka publikuar në rrjete sociale disa foto nga provat si dhe një me Albanin, ku duken të lodhur nga puna intensive, por të lumtur.