Mbërrin në fund

Thursday, January 15, 2026

Andrew Garfield dhe Emma Stone kanë filmuar skenat finale të SPIDERMAN, në Manhattan (NY). Për fat të mirë Andrew, nuk duhej të vishte kostumin e njeriut merimangë, ndaj kish veshjen normale të Peter Parker. Dy aktorët kanë filmuar një skenë duke ecur në këmbë jashtë ndërtesës që do të jetë Oscorp. Emma kishte ende flokët e saj bjond dhe kishte veshur një pallto të madhe blu, duke bërë të duket se është ende ftohtë në NYC! E gjithë skena duket shumë misterioze. Sigurisht që SPIDERMAN pritet me kureshtje të madhe deri në ditën e premierës së tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -