Mbërrijnë pasagjerët e Linjës Ancona – Durrës

570 pasagjerët e linjës Ancona-Durrës kanë mbërritur në Shqipëri vetëm pas 36 orë udhëtim. Trageti me të cilin ata udhëtonin pësoi defekt, një orë pasi u nis nga porti i Anconës, duke bërë që të rikthehet në portin italian.

Pasagjerët kaluan natën në mes të detit. Për shkak të defektit, ata u transferuan me autobus në tragetin e linjës Bari-Durrës. Të irrituar, ata thanë se do e dënoncojnë në polici linjën e udhëtimit.

Advertisement

Mes udhëtarëve kishte fëmijë, gra dhe të moshuar, të cilët qëndruan në kushte aspak të favorshme, me temperatura të larta.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në defektin e tragetit të kësaj linje.