Mashtroi klientët, pranga administratores së agjencisë turistike

Agjentë të policisë së Shkodrës kanë arrestuar këtë të martë administratoren e një agjencie turistike, nën akuzën e mashtrimit.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasja Arnisa Kopliku, 28 vjeç, e cila është denoncuar nga tre persona.

Advertisement

Sipas burimeve, Kopliku, administratore e “Magic Horizons”, akuzohet nga qytetarët në fjalë se u ka marrë shuma të konsiderueshme për bileta avioni, të cilat më pas i ka anuluar.

Shumat e marra nga administratorja e agjencisë arrijnë në 5.800 euro, konkretisht 3.100 një prej personave të sipërpërmendur dhe nga 1.350 euro dy të tjerëve.

Mësohet se materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë së Shkodrës, për procedimin e 28-vjeçares, nën akuzën e “mashtrimit”.