Këngëtarja 73-vjeçare, Tina Turner kurorëzoi lidhjen me të dashurin e saj Erwin Bach, dje më 15 korrik në Zvicër. Lajmi u bë i ditur disa ditë më parë nga tabloidi ameriakn “National Enqurier”. Çifti jeton në Zvicër që prej vitit 1995. Ata i kanë bërë betimet në kështjellën e tyre në breg të lumit në Zyrih dhe nusja veshi një fustan nga stilisti Giorgio Armani të cilin e kish zgjedhur gjatë një udhëtimi në Milano. Të ftuarve të dasmës, përfshi këtu edhe Giorgio Armani-n, thuhej se ju ish kërkuar që të visheshin me të bardha. Shërbimi i dasmës u krye nga punonjësit e restorantit të preferuar të nuses në Zyrih. Kjo është martesa e dytë për fituesen e 8 çmimeve Grammy. Ajo u divorcua nga burri i parë, Ike Turner pas shumë vitesh abuzim ndaj saj. Ky i fundit vdiq nga një mbidozë kokaine në vitin 2007.

Advertisement