Martohet Bar Rafaeli

Supermodelja izraelite Bar Rafaeli i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me biznesmenin Adi Ezra.

Me anë të llogarisë Instagram ajo ka njoftuar se do të martohet.

Advertisement

Çifti ka organizuar një ceremoni mahnitëse në Izrael, ku kanë qenë të pranishëm 300 miqtë më të ngushtë përfshirë këtu anëtarët e familjes sëbashku me disa personazhe publik të botës së ShowBizit.

Nusja zgjodhi që në këtë ditë të veçantë të veshë një fustan të Chloe.

Vendi në të cilin u organizua dasma ishte i mrekullueshëm, pavarësisht polemikave që Bar Rafaeli shkaktoi para dasmës duke i kërkuar Autoritetit të Aviacionit Civil izraelit që të mbyllte hapësirën ajrore në territorin që po organizohej ceremonia e tyre.

Në momentin e ndërrimit të unazave në sfond ishte kënga e Bruno Mars që mban titullin “Marry Me”.

Edhe pse modelja në fjalë është përfolur për marrëdhënie të shumta dashurie, duket se më në fund ka gjetur lumturinë pranë biznesmenit Ezra.