Martohen Mila Kunis dhe Ashton Kutcher

Aktorët e njohur të Hollywood-it, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher janë martuar zyrtarisht. Thuhet se aktorja 31-vjeçare dhe aktori 37-vjeçar i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit këtë fundjavë, duke kurorëzuar lidhjen e tyre. Ky lajm është konfirmuar nga People.

Marrëdhënia mes tyre daton që në vitin 2012, disa kohë pasi ata janë parë bashkë në televizon në show-n “That 70s Show”.

Advertisement

Çifti ka një vajzë e cila ka lindur në vitin 2014 dhe mban emrin Wyatt. Prej kohësh kanë qarkulluar zëra se Mila dhe Ashton janë martuar, por zyrtarisht martesa e tyre ka ndodhur në fundjavë.