Martesë dhe fëmijë, Leonardo DiCaprio është gati t’i propozojë të dashurës së tij

Leonardo DiCaprio mund të jetë duke planifikuar disa gjëra serioze, dhe këtu flasim për të ardhmen e tij me modelen Camila Morrone. ‘UsWeekly’ raporton se Leonardo mund të jetë gati t’i propozojë të dashurës së tij. Sipas një burimi, Leonardo dhe Camila janë shumë të dashuruar dhe po flasin për t’u fejuar. Ato nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht lidhjen e tyre, por sipas po të njëjtit burim, çifti madje po mendon për fëmijë.

“Leo nuk ka dashur asnjë vajzë tjetër në këtë mënyrë”, shkruan ‘UsWeekly’ dhe është gati të krijojë familje. Mesa duket, të dy e kanë marrë lidhjen shumë seriozisht megjithatë dasmën nuk do ta shohim shpejt, pasi të dy duan të shijojnë jetën e tyre dhe të kënaqen. Lidhja e aktorit me modelen është pritur shumë mirë nga fansat e tyre dhe të gjithë janë të emocionuar nga lajmet e dasmës.

Advertisement

/Who/