Martanesh | Humb jetën një minator

miniera e bulqizes

Sipas të dhënave paraprake që Ministria e Ekonomisë, i ndjeri ka humbur jetën ndërsa transportohej për në spital. Në çastin kur ka ndodhur ngjarja, një bllok minerali është shkëputur dhe e ka goditur të ndjerin në këmbë, ndërkohë që ai ishte duke punuar në galerinë, e cila administrohet nga Shoqëria Ylberi sh.p.k, me leje minerale nr.507. Me të marrë vesh lajmin, në vendngjarje janë nisur me urgjencë inspektorët e RISHM-it të cilët sipas reagimizt zyrtar të ministrisë do të ndërmarrin një hetim të thellë me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës është në ndjekje të plotë të kësaj situate dhe në të njëjtën kohë po bashkëpunon ngushtësisht me Pushtetin Vendor dhe me Policinë e Shtetit.  

Advertisement