Banorët kanë biseduar me njëri-tjetrin për profesionet e tyre dhe projektet që kanë bërë gjatë karrierës.
Kejvina Kthella punon si modele në Shqipëri dhe Itali.
Ajo u ka treguar konkurrentëve sa paguhet nga kjo punë:
“Minimumi 6000-7000€ në muaj. Marr disa kontrata”.
Ndërsa Tea ka folur për projektet që ka fituar pasi u bë e njohur falë pjesëmarrjes në programin e dashurisë “Për’puthen”. Ajo ka treguar për eksperiencën si moderatore në “Goca dhe Gra”, ndërsa shprehet se “i ka ecur mirë”.