Marion Cotillard i është shtuar kastit të aktorëve këtë javë. Kështu aktorja fituese e çmimit Oscar i bashkohet koleges Anne Hathaway, që tashmë ka nënshkruar për të luajtur rolin e femrës fatale Catwoman. Roli i Cotillard ende nuk dihet. Sipas revistës PEOPLE, marrëveshja është arritur fundjavën e shkuar në Paris, paçka faktit se aktorja është shtatzënë. Cotillard pritet të lindë në muajin Prill, ndërsa xhirimet e filmit do të nisin në qershor, për t’u shfaqur mandej nëpër kinematë botërore në Korrik 2012.


