Marion Cotillard është një femër e sofistikuar, aktore e suksesshme, fytyra e cantave Lady Dior, dhe tashmë edhe dizenjuese bizhuterish.Aktoren 39 vjecare e shohim në reklamat e Miss Dior të fotografuar nga Peter Lindbergh. Nëfotografitë që duken si futuriste ajo shfaqet si një grua largpamëse me vështrimin përtej horizontit, veshur me një fustan të kuq me zinxhir teksa në dorë mban cantën ngjyrë gri metalike.
Por tashmë aktoren do e shohim edhe si bashkëpunuese të Chopard pasi do të jetë ajo që do të dizenjojë bizhuteritë e para “ekologjike”, me materiale dhe gurë që nuk dëmtojnë ambientin.
Cotillard, e cila edhe vetë shqyhet për ambientaliste, ka dizenjuar një byzylyk dhe një varëse me gurë të marrë në Australi, ndërsa debutimi i tyre do të shënohet në Festivalin e Filmit në Kanë (Francë).
“Dizenjot i kam bërë duke menduar për ata njerëz që punojnë për nxjerrjen e gurëve. Prandaj unë do të sjell dicka krejt ndryshe në këto krijime”, ka thënë ajo.