Thashethemet sa vijnë dhe marrin përmasa të vërteta për sa i përket një ndarjeje të mundshme midis çiftit të njohur, Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Bëhet fjalë për një afeksion të mundshëm midis Bradd Pitt dhe Marion Cotillard, e cila është aktorja kryesore krah tij në filmin “Five Seconds to Silence”. Burime nga xhirimet e filmit kanë treguar për revistën “Star” se Brad dhe Marion kishin kimi mes njëri-tjetrit. “Ata kishin shumë afrimitet me njëri-tjetrin dhe kjo është vënë re që në momentin e parë që u takuan, madje ka shumë nga ata që mendojnë se kjo marrëdhënie ka nisur përpara se të fillonin xhirimet e filmit”, – shkruan “Star”. Gjithashtu të pranishmit në xhirimet e filmit thonë se ata ishin gjithnjë në shoqërinë e njëri-tjetrit, asnjëherë nuk shikoheshin veçmas apo të shoqëruar me aktorët e tjerë. “Më përpara, Brad dhe Angelina gjithnjë kanë “mbyllur njërin sy” kur bëhej fjalë për flirtet e njëri-tjetrit me persona të tretë, sepse ata realisht nuk kanë dashur ta mbyllin marrëdhënien e tyre, por këtë herë është ndryshe sepse Brad është duke u lidhur shpirtërisht me Marion dhe kjo është totalisht jashtë rregullave që çifti i famshëm ka vendosur”, – ka shkruar i njëjti burim. Diçka tjetër që i ka bërë mediat të “shpërthejnë” duke dalë në përfundime se çifti është në prag divorci është gjithashtu fakti se Brad Pitt po bën dhurata me vlera marramendëse, të konfirmuara nga shitësit e dyqaneve, të cilët janë shprehur se Bradd ndihet i entuziazmuar teksa blen ato dhurata dhe e di mirë çfarë të zgjedhë pa u menduar gjatë. Një objekt antik i blerë së fundmi nga ai ka kushtuar rreth 33 milionë dollarë. Për kë të jenë këto dhurata vallë?