Mario Bischin – No Goodbye

Në vitet e para të shkollës së mesme ai krijoi grupin e tij muzikor, e u shfaq në një sërë programesh televizivë, festivale, koncerte dhe programe radiofonike në të gjithë Rumaninë. Karriera e tij solistike nisi vitin e shkuar, kohë në të cilën bashkëpunoi me kompozitorë të njohur. Singëlli i parë “Special” u krijua nga kompozitorët e famshëm “Play & Win” dhe u shndërruar në një hit kudo. Hiti i dytë nga Mario është ai me titull “No goodbye”. Suksesi ka qenë i jashtëzakonshëm jo vetëm në Rumani, por edhe në Ukrainë, Turqi, Lituani, Bullgari, Greqi e në shumë vende të tjera. Tashmë Mario ka nënshkruar kontratë me EMI ROMANIA dhe po përgatit albumin e parë solistik. Singëlli më i ri nga ky këngëtar do të jetë “SO” dhe do të lançohet së shpejti.

Advertisement