Mariah Carey thotë “PO”!

Mariah Carey dhe i dashuri i saj miliarder, James Packer janë fejuar, pas një romance 1-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar për “Mirror” përfaqësuesi i këngëtares.

Sipas burimeve, biznesmeni 48-vjeçar i propozoi asaj në gjunjë ndërsa ndodheshin në New York.

Advertisement

Të pranishëm në këtë moment të veçantë ishin edhe një grup miqsh të dyshes.

Çifti u takua në 2014 në premierën e një filmi, por ata filluan një lidhje romantike në Qershor të 2015-ës.

Edhe pse Mariah ende nuk është shfaqur në publik me unazën, burimet thonë se bëhët fjalë për një diamant 35-karatësh.

Kjo do të jetë martesa e tretë e këngëtares, e cila është nënë e dy binjakëve.