Marc Jacobs i tregoi botës më shumë seç duhet, kur postoi aksidentalisht një foto nudo në profilin e tij në Instagram.
Stilisti i famshëm amerikan kishte ndërmend që t’ia dërgonte dikujt me mesazh privat foton nudo të vetes, nga mesi e poshtë, pasi ai e shoqëroi atë edhe me fjalinë: Është i yti për t’u provuar!
Siç shkruan JustJared, 52-vjeçari nuk e ka patur asnjëherë problem të shfaqë fizikun e tij, megjithatë në rastin konkret, postimi i këtij imazhi intim në Instagram ishte aksidental.
Jacobs e hoqi me shpejtësi foton, por jo përpara se e gjithë bota ta shihte atë.