Maqedoni | Zhvillohet sot takimi i liderëve politik për zgjedhjet e parakohshme

Tuesday, December 16, 2025

Në këtë takim kanë konfirmuar pjesëmarrjen lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, lideri i LSDM-së, Branko Cervenkovski si dhe lideri i Demokracisë së Re, Imer Selmani. Në takimi e fundit i cili u zhvillua gjatë fundjavës liderët e lartpërmendur theksuan se kanë arritur një progres të kushtëzuar sa i përket temës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se janë fokusuar në katër kërkesat e LSDM-së, dy prej të cilave janë pranuar në rast se kjo parti sipas tij, pranon të hyjë në zgjedhje. Lideri i LSDM-së, Branko Cervenkovski deklaroi se edhe pse është bërë përparim i caktuar, në rast se nuk pranohen kërkesat e tyre, ata nuk do të kthehen në Parlament dhe mbeten me mundësinë e hapur për të bojkotuar zgjedhjet eventuale të parakohshme. Ai theksoi se është arritur marrëveshje me këshillat zgjedhore, por pranoi se ka hequr dorë nga kërkesa për kuotat e garantuara për pakicat në Parlament.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -