Maqedoni – Volker: anëtarësimi me emrin FYROM është i pamundur

Deklaratën e tij Volker e ka bërë në një intervistë për Zërin e Amerikës, në seksionin e gjuhës maqedonase. “Hyrja e Maqedonisë në NATO me referencën aktuale FYROM, për momentin është e pamundur. Greqia e ka bërë të qartë se nuk do të përkrahë anëtarësimin e Maqedonisë me emrin aktual, pavarësisht marrëveshjes së ’95-ës”, ka pohuar Volker. Megjithatë, ai ka nënvizuar se ekziston mundësia që Athina dhe Shkupi të gjejnë një kompromis para samitit të NATO-s që mbahet në Nëntor. Më tej Volker ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes së mëtejshme të Shteteve të Bashkuara në këtë cështje.

Advertisement