Maqedoni – Tre persona të tjerë me H1N1

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Dy nga pacientët janë kthyer nga udhëtimi në Mal të Zi, ndërsa njëri sapo ka ardhur nga Bullgaria. Për gjashtë rastet e tjera të dyshuara rezultatet e analizave kanë dalë negative. Deri më tani në spitalin e sëmundjeve infektive në Shkup janë trajtuar mbi 100 pacientë, prej të cilëve 27 kanë rezultuar të infektuar me gripin e derrave.

Advertisement