Maqedoni | Thaci: zgjedhjet do ti kërkojmë në mënyrë institucionale

“Mendoj se mënyra më e padhembshme, më demokratike dhe më civilizuese do ishte shpallja e zgjedhjeve të parakohshme. Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në këto zgjedhje, mundësisht të ketë një dialog të vërtetë në kuadër të ligjit për zgjedhje. Partitë në pushtet refuzojnë iniciativën e opozitës, me arsyetim se zgjedhjet e parakohshme nuk shkojnë në favor të shtetit dhe do të pengojnë procese të rëndësishme për ardhmërinë e Maqedonisë”, u shpreh Thaçi për mediat. Sipas tij ndonëse është braktisur Kuvendi, opozita në Maqedoni nuk do të organizojë protesta.

Advertisement