Maqedoni – Takohet Gruevski dhe Papandreu, diskutojnë cështjen e emrit

Thursday, January 15, 2026

Ky takim, i cili do të zhvillohet pas një takimi trepalësh rajonal për efektet e ngrohjes globale, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, vjen si rezultat i thirrjeve të vazhdueshme të zyrtarëve të lartë evropianë për bisedime direkte mes dy vendeve, për të gjetur një zgjidhje më të shpejtë për çështjen e emrit. Analistët dhe njohësit e zhvillimeve politike në Maqedoni nuk mendojnë se takimi i paralajmëruar mes kryeministrit të Maqedonisë dhe atij grek, Jorgos Papandreu do të sjellë përparim në zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin mes dy vendeve fqinje.Profesori universitar Veton Latifi theksoi se takimi, ndonëse është për t’u përshëndetur, nëse ai nuk sjell përparim, nuk duhet parë si një zhvillim i madh, pasi zyrtarët e lartë të vendeve është e zakonshme që të takohen. ”Është normale që të takohen dy kryeministrat, çështja është që të gjendet një zgjidhje. Maqedonia nuk ka rrugë tjetër veç asaj që të gjejë formën sa më legjitime që çështja të zgjidhet,”deklaroi Latifi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -