Studentët i janë drejtuar në vecanti zëvëndëskryeministrit Abdylaqim Ademi, që t’i kushtojë vëmëndje kushteve të tyre, në të kundërt kanë paralajmëruar përshkallëzim më të madh të protestave. “Kërkojmë nga Ministria e Arsimit që brënda javës së ardhshme të ndryshojë qëndrimin ndaj USHT dhe të rishikojë buxhetin për vitin 2009. Në të kundërt ne do të vazhdojmë protestat për të mbrojtur interesat tona”, ka deklaruar zëdhënësi i Parlamentit të studentëve të USHT-së, Ylber Jahiu.